




K O N K U R S |
Kolegji FAMA, i themeluar në Kosovë si institucion privat i arsimit të lartë është i angazhuar në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimeve shkencore dhe ka disa objektiva të cilat janë të shënuara në Statutin e Kolegjit FAMA. Si datë e themelimit të Kolegjit FAMA njihet 12 maji i vitit 2003.
Kolegji FAMA, në gjithë veprimtarinë e tij, ka për mision të kontribuojë në zhvillimin e Arsimit të Lartë, arsimimin cilësor universitar dhe pasuniversitar në fusha të ndryshme profesionale, edukimin me vlerat më të mira morale dhe zhvillimin e kërkimit shkencor me qëllim që të sigurojë praninë e specialistëve të aftë profesionalisht dhe të pastër moralisht, që mund të shpien përpara procesin e zhvillimit ekonomik e shoqëror ne Kosovë.
Kolegji FAMA në të gjithë veprimtarinë e tij si institucion jofitimprurës udhëhiqet nga parimet e respektimit të drejtave të njeriut, të humanizmit, të barazisë shoqërore midis shtresave të shoqërisë si dhe midis racave, feve dhe kombësive të ndryshme.
|
Ju lajmërojmë se me propozimin e Presidentit të Kolegjit, Senati i Kolegjit FAMA në mbledhjen e mbajtur më 25.06.2010 mori vendim, që për studentët e Kolegjit FAMA të cilët i kanë përfunduar studimet Baçelor e dëshirojnë të regjistrohen në studimet MASTER (për gjeneratën e vitit akademik 2010/11) do të kenë zbritje të çmimit për shkollim, si vijon:
Më 01.07.2010 |