E DREJTA PENALE EUROPIANE
E Drejta Penale Europiane synon të zhvillojë dhe thellojë më tej njohuritë në lidhje me bazat e një të drejte penale të Bashkimit Europian, e drejtë e cila për momentin është më e theksuar në fushën e bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjelltë e reciproke midis vendeve të ndryshme europiane sesa në një legjislacion material autonom. Lënda shtjellon një tablo të qartë të bazave mbi të cilat po ndërtohet modeli i ri juridik i institucionalizuar në sektorin e drejtësisë të Bashkimit Europian.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Pas përfundimit të studimit të kësaj lënde studentët:
- do të njihen me elementet themelore të procesit të lindjes dhe zhvillimit të institucioneve dhe një të drejte reale penale europiane;
- do të njihen më detajisht me sfidat kryesore me të cilat po përballet sot Bashkimi Europian me theks të veçantë përsa i përket kriminalitetit të organizuar dhe terrorizmit;
- do të fitojnë shkathësi analitike mbi impaktin e së Drejtës Europiane në legjislacionin e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së;
- do të fitojnë njohuri specifike mbi strategjitë e zhvilluara nga BE-ja në luftën kundër krimit të organizuar;
- do të jenë të aftë të gërshetojnë përmbajtjen e kodeve sistemore në fushën penale duke u bazuar në parimet e së Drejtës penale europiane.
Literatura bazë:
- Jean Pradel, Geert Corstens, Gert Vermeulen, E Drejta Penale Europiane, Papirus Tiranë, 2010;
- Andre Klip: European criminal law: an integrative approach, Intersentia, 2009;
- Maria Fletcher, Robin Lööf, william C. Gilmore: EU criminal law and justice, Edward Elgar Publishing, 2008