EKONOMIA E AVANCUAR
Kjo lëndë përbëhet prej dy pjesëve: mikroekonomisë dhe makroekonomisë. Në kuadër të mikroekonomisë studiohet sjellja e konsumatorit në kuadër të ekzistimit të buxhetit të kufizuar dhe funksionimit të tij të plotë – maksimalizimi i shfrytëzueshmërisë, sjellja e ndërmarrjes në strukturat e ndryshme tregtare dhe roli dhe funksioni i tyre – maksimalizimi i profitit. Në mikroekonomi studiohen edhe faktorët dhe çmimet e tyre dhe roli i shtetit në rregullimin e bizneseve dhe të segmenteve të pasuksesshme të tregut. Makroekonomia e studion funksionimin e ekonomisë në tërësi. Në këtë kontekst vëmendja është fokusuar në madhësitë më të rëndësishme makroekonomike: në prodhimin bruto të vendit, në inflacion, papunësi, kursim, investime, kursin devizor e kështu me radhë. Vëmendje e posaçme u kushtohet faktorëve të cilët e prishin baraspeshën makroekonomike në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë dhe natyrës e karakterit të politikave të rëndësishme makroekonomike, nëpër të cilat tentohet që prodhimi bruto faktik i vendit të afrohet aq sa është e mundshme me lëvizjen e prodhimit bruto potencial të vendit.
Rezultatet e pritura të mësimit
Pas përfundimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje që të:
- kuptojnë reagimet e konsumatorit dhe sjelljen e prodhuesve;
- përdorin të ardhurat dhe efektet e zëvendësimit për të analizuar çmimet dhe ndryshimet e tatimeve dhe të ilustrojnë preferencat e konsumatorëve;
- kuptojnë në formë kritike sesi struktura e tregut influencon vendimet për çmimet dhe ouptutet;
- ·vlerësojnë faktorët të cilët influencojnë inputet e tregut;
- analizojnë komponentët e GDP-së dhe mënyrat e matjes
- diskutojnë problemet e matjes së GDP-së
- diskutojnë rolin e remitacave në ekonmi.
- analizojnë rolin e bashkëveprimit të politikave monetare dhe fiskale në ekonomi
- dallojnë faktoret e rritjes ekonomike në periudha afatshkurtra nga faktorët e rritjes afatgjatë
- sqarojnë rolin e kurseve devizore në bilancin e pagesave dhe levizjen e kapitalit
Literatura:
- Dominic Salvatore, Managerial Economics in Global Economies, Oxford University Pres, 2007
- Advanced Economic Theory, 2014 M.L. Jhingan
- Jefferey M. Perloff: MICROECONOMICS, botimi i katërt.
- David Besanko, Ronald R. Braeutigam, “Microeconomics “, 2010.