KONTABILITETI FINANCIAR I AVANCUAR
Objektivi i kësaj lënde është të ofroj një bazë për të kuptuar çështjet konceptuale dhe praktike të cilat e ballafaqojnë kontabilitetin sot. Në mënyrë të veçantë, kombinimet e bizneseve, transaksionet e strukturuara, derivatet financiare dhe operacionet ndërkombëtarë. Krahas mësimit të rregullave aktuale të kontabilitetit për realizimin e transaksioneve komplekse, studentët do të analizojnë në mënyrë kritike edhe ndikimin e standardeve të kontabilitetit në përdoruesit e pasqyrave financiare dhe informacionin q ata e marrin. Ky kurs ndërtohet mbi njohuritë teknike dhe bazat konceptuake të zhvilluara në kurset e mëhershme, në mënyrë të veçantë Bazat e kontabilitetit dhe Kontabiliteti i financiar. Studentët do të ekzaminojnë një numër të temave komplekse dhe ndikimin e tyre në raportimin financiar. Fokusi primar i kësaj lëndeështë në kontabilitetin e investimeve ndër-korporative afatgjatë, kombinimet e bizneseve; konsolidimet në rastin e akuizicioneve, veçanërisht, metodat e kontabilitetit të konsolidimeve financiare. Por, gjithashtu do të mbulohet edhe tema si: kontabilitetit ndërkombëtar, kontabiliteti i transaksioneve me valuta të huaja, dhe kontabiliteti për organizata që nuk kana për qellim fitimin.
Rezultatet e pritura të mësimit
Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që të:
- demonstrojnë që kanë avancuar kuptimin e rrolit të teorisë në zhvillimin e kontabilitetit dhe raportimit financiar;
- diskutojnë çështjet e kontabilitetit të cilat lidhen me kontabilitetin për kombinimet biznesore;
- shpjegojnë nevojën për të përgatitur pasqyrat e konsoliduara financiare, konceptet alternative dhe kriteret për realizimin e konsolidimeve;
- të diskutoj dhe aplikoj procesin e konsolidimit;
- reflektoj në mënyrë kritike dhe të vlerësoj teoritë që shpjegojnë raportimin financiar dhe jo-financiar;
- ·vlerësojnë në mënyrë kritike dhe të arsyetojnë standardet e kontabilitetit që aplikohen në raportimin financiar.
Literatura:
- Kontabiliteti financiar-informatat për vendime,botimi i V-të., Ingram Albright & Baldwin,. I përkthyer në gjuhën shqipe., Thomson South-Western., 2003.
- Bazat e kontabilitetit financiar., botimi i parë., Rich.Jones., Mowen and Hausen., South-West., 2010.
- Kontabiliteti financiar, Rrustem Asllan, Universiteti I Prishtinës 2013
- Prof.asoc.dr.Skender Ahmeti: Kontabiliteti i menaxhmentit, Shoqata e ekspertëve kontabël, Prishtinë, 2013
- Hansen & Mowen: Menaxhimi i kostos: Kontabilitet dhe kontroll botim i përkthyer, 2009
- Mehashwari S.N.-Principles of cost Accounting-Sultan chand & Sons, New Delhi,2010
- Sharma & Gupta-Management Accounting-Kolyani Publishers, Ludhiana,2007
- Manmohan & Goyal-Principles of Management Accounting-S ahitya Bhawan, Agra