MENAXHMENTI STRATEGJIK DHE NDRYSHIMET ORGANIZACIONALE
Lënda Menaxhmenti Strategjik dhe ndryshimet organizacionale ka per qellim qe ti përgatisë studentet e nivelit master me aftësi praktike te menaxhimit te strategjisë. Po ashtu, kjo lende ka për qëllim qe te analizohen strategjitë e kompanive te njohura botërore. Te përgatisë studentet me modelet dhe analizat strategjike, te ndërlidhi pjesën e konceptit strategjik me implementimin e strategjisë. Qëllimi i mësimit të kësaj lënde është t’i aftësojë studentët ta kuptojnë procesin e sjelljes së vendimeve, përkatësisht si menaxherë të ardhshëm, në mënyrë efektive të sjellin vendime të mira afariste. Gjatë realizimit të ushtrimeve, studentët praktikojnë punë individuale dhe ekipore. Në këtë mënyrë i afrohen organizimit real dhe aftësimit të zgjidhjes së dejtë të problemeve afariste.
Rezultatet e pritura të mësimit
Pas përfundimit të kësaj lënde studnti do të jetë në gjendje që të:
- kuptoje rolin e strategjisë ne menaxhimin e biznesit
- pergadise dhe menaxhoje planin strategjik te nje firme
- dije t’i shfrytezoje analizat strategjike per avantazh konkurrues ne treg
- krijoje nje vizion dhe mision strategjik per nje firme
- jete nje gjendje te implementoje me suksese strategjine e firmes
- jete ne gjendje te menaxhoje nje kompani nga kenvdveshtrimi strategjik i pozitave ekzekutive
Literatura bazë:
- Vasilika Kume: Menaxhimi Strategjik, 2010, Tirane
- Fred David: Strategic Management, 13 edition (2014)
- Hoskinson, Hitt, Ireland: Strategic Management, Concept and Cases, 2012
- Leadership Strategy: Center for Creative Leadership, 2013
- Manager’s Guide to strategy: McGrow Hill, 2012