AFARIZMI BANKAR ELEKTRONIK
Ndryshimet e shpejta në teknologji viteve të fundit kanë revolucionarizuar mënyrën se si ofrohen shërbimet dhe produktet bankare. Të gjithë e dimë se si teknologjia e veçanërisht interneti kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës. Këto inovacione ishin premtuese për industrinë bankare, duke parë këto mundësi bankat u fokusuan në krijimin e produkteve dhe shërbimeve me bazë teknologjinë të cilat njihen sot nga një term gjenerik “e-banking”, i cili përmban në vete shumë forma të ofrimit të shërbimeve bankare dhe ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e realizimit të operacioneve bankare. Këto ndryshime kanë hapur mundësi të mëdha biznesi për bankat dhe klientët por në disa kanë rritur edhe rreziqet e lidhura me aktivitetet bankare.
Lënda Afarizmi Bankar Elektronik ofron një pasqyrë të kombinuar të njohurive rreth teknologjisë dhe mundësive të e-banking me shpjegime të thelluara të strategjive, politikave dhe procedurave që kërkohen për të implementuar e-banking, siguruar profitabilitetin përmes e-banking, menaxhuar rrezikun që derivohet nga e-banking dhe të përdorë atë për të tërhequr klient të rinjë si dhe të forcojë marrëdhëniet me ata ekzistues.
Kjo lëndë është i dizajnuar të ofrojë një njohuri të detalizuara studentëve rreth produkteve dhe shërbimeve të e-banking dhe sistemeve elektronike të pagesave, këtu do të diskutohen të gjitha konceptet e e-banking, dhe llojet tjera të inovacioneve teknologjike. Lënda ka për qëllim t’u mundësojë studentëve të kuptojë mundësitë, sfidat financiare, rrezikun, teknologjinë, e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së e-banking dhe çështjeve që lidhën me të.
Rezultatet e pritura të mësimit
Pas përfudimit të kësaj lënde stduenti do të jetë në gjendje që të:
- Kuptojë sistemet e e-banking dhe operacionet e sistemeve elektronike të pagesave;
- Përshkruajnë konceptet e e-banking dhe kuptojë teknologjinë e sajë;
- Identifikojë dhe parashikojë rreziqet e zbatimit të e-banking dhe sistemeve të pagesave elektronike;
- Rekomandojë procedura për të përmirësuar e-banking për t’u përshtatur kushteve të tregut lokal;
- Përdorë dhe promovojë të gjitha format e afarizmit bankar elektronik, qoftë si punëtorë banke qoftë si klient;
- Shpjegojë kontributin dhe rëndësinë e afarizmit bankar elektronik në sistemin bankar;
- Shpjegojë rëndësinë e-banking nga perspektiva e klientëve individual dhe nga perspektiva e bizneseve.
Literatura bazë:
- Commercial Bank Management, 2001Peter S. Rose
- E-banking Management, IGI Global, 2009 Mahmood Shah & Steve Clarke,,
- E-Banking: Prospects And Problems, 2014 Poonam M. Lohana